Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit Dritero Agolli; Amaneti që la tre javë më parë

Ndahet nga jeta Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit Dritero Agolli; Amaneti

Ndahet nga jeta Sadije Agolli.

E veja e shkrimtarit të madh u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare në spital pas një hemoragjie cerebrale, dy vjet pas të shoqit, Dritero Agolli.

Ndërkohë, tri javë më parë ajo dha intervistën e fundit në Report tv, në të cilën tha se kishte lënë amanet që shtëpia e çiftit Agolli të kthehet në muze.

"Edhe për hir të Dritërorit, që deri më tani nuk është bërë asnjë muze, qoftë edhe në fshat, që i kemi çuar edhe materialet që kur ishte Dritëroi gjallë. Nuk u bë asgjë. Kështu që tani duhet bërë kjo sakrificë nga unë edhe nga fëmijët, që ky ambient të paktën të kthehet në muze. Këtu ka shumë gjëra që mund të mësojnë njerëzit, kushdo që vjen. Është jeta e tij, puna e tij, e pasqyruar në vepra, në gjithë këtë që shihni ju. Por edhe të tjerët mund ta mësojnë jetën e tij, si shkrimtar, si njeri edhe si artist. Përveç bibliotekës që e kemi shumë të pasur, ka piktura edhe skulptura, secila prej tyre mbart një kujtim", rrëfeu Sadije Agolli në intervistën e saj të fundit.

Të fundit