Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta shkencëtari që zbuloi të dhëna mbi gjenomën dhe kancerin

Ndahet nga jeta shkencëtari që zbuloi të dhëna mbi

Shkencëtari britanik, John Sulston, i njohur për projektet ndërkombëtare në zbulimin e gjenomës së njeriut, ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare.

Ai njihej si i pasionuar për thyerjen e rekordeve të shkencës dhe në krijimin e të dhënave mbi gjenomën njerëzore.

Mike Stratton, drejtor i institutit Wellcome Sanger, tha se shkencëtari kishte një angazhim të zjarrtë dhe të paepur për t'i bërë të dhënat e gjenomit të hapura për të gjithë.

"Ne të gjithë e ndjejmë humbjen e sotme të një vizionari dhe udhëheqësi të madh shkencor, i cili dha kontribut historik, të rëndësishëm në njohjen e botës së gjallë dhe krijoi një mision dhe agjendë që përcakton shkencën e shekullit 21", tha ai.

John Sulston fitoi një Çmim Nobel në vitin 2002 për punën e tij në zhvillimin e qelizave brenda një krimbi të përulur, i cili hapi rrugën për inovacione në kërkimin e kancerit.

 

Të fundit