Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta shkrimtari Loni Papa

Ndahet nga jeta shkrimtari Loni Papa

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Loni Papa.

Loni Papa ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Ai ishte autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara në gjuhën shqipe.

Veprimtaria letrare shkrimtarit Loni Papa, është pasqyruar në dramë, romane, novela, rrëfenja, poezi, letërsi për fëmijë dhe është autor i shumë shkrimeve publicistike e letrare. Gjatë aktivitetiit të tij, ai ka lëvruar kryesisht në dy gjini, dramë dhe letersi për fëmijë. Është autor i 13 dramave. Dramat “Cuca e Maleve” dhe “Marga” janë vlerësuar me çmime kombëtare.

I lindur në Bubullimë të Lushnjes, Papa mbante titullin “Qytetar Nderi” në qytetin e tij.

Të fundit