Flash News

KRYESORE

Ndahet nga jeta soprano e njohur amerikane, Jessye Norman

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare një nga sopranot më të njohura amerikane, Jessye Norman.

BBC shkruan se ajo ishte një nga sopranot më të njohur të Shekullit 20 dhe një nga këngëtaret e vetme me ngjyrë që ka arritur një famë të tillë në skenat operistike.

Norman ndërroi jetë në një spital të Nju Jorkut nga shoku septik, pas komplikacioneve nga një dëmtim i palcës kurrizore që në 2015-ën.

Sopranoja ka fituar çmime prestigjioze si “Kennedy Center Honor” në vitin 1997, “Grammy Lifetime Achievement Award’ në 2006, ‘National Medal of Arts’ në 2009 dhe ‘France’s Legion d’Honneur’.

Të fundit