Ndahet nga jeta vëllai i aktores Yllka Mujo, filmi ku lozi përkrah motrës

Është ndare nga jeta ne moshen 63 vjeçare Agim Mujo, vellai i artistes Yllka Mujo. Mësohet se ai ka ndërruar jetë paraditen e djeshme në Romë pas një arresti kardiak.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndrroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo,vëllai i Artistës Yllka Mujo. Në moshë fare të re Agimi luajti në një sërë filmash, midis të cilëve në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Ai mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita në Itali dhe Francë”, shkruan në rrjetet sociale, Gjergj Zaharia.

Filmi i parë ku Agim Mujo ka qenë ai bashkë me motrën e tij, Yllkën. Bëhet fjalë për filim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit. Po kështu ka luajtur dhe në rolin e Ardianit tek filmi “Guximtarët”. Mujo jetonte prej vitit 1990 në Itali i larguar me hapjen e ambasadave.