Flash News

KRYESORE

Ndalimi i basteve, AKEP urdhëron mbylljen e 476 adresave on-line

Ndalimi i basteve, AKEP urdhëron mbylljen e 476 adresave on-line

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit i ka dorëzuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), një listë me 476 adresave on-line, të cilat operojnë në lojërat e fatit.

AKEP bën të ditur se ka njoftuar zyrtarisht të gjithë sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin internet (ISP) për bllokimin e aksesit për të gjitha faqet web të dërguara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF).

“Çdo sipërmarrës pas marrjes së njoftimit nga AKEP, është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme, si dhe të njoftojë AKEP-in për mbylljen e aksesit të tyre”, thuhet në njoftimin e AKEP.

Të fundit