Flash News

KRYESORE

Ndalimi i kampionatit, Tirana kryesuese shpalos idetë

Ndalimi i kampionatit, Tirana kryesuese shpalos idetë

Futbolli është ndalur krejtësisht për shkak të koronavirusit. Pandemia globale është kryefjala e të gjithëve. Superiorija shqiptare nuk po luhet dhe Tirana ka reaguar me drejtorin sportiv Arbi Laçi. Ky i fundit ka theksuar se bardheblutë e duan titullin në fushë duke luajtur dhe i pranojnë të gjitha rezultatet.

"Natyrisht që jemi në kushtet e një pandemie globale dhe mendimi i parë është që gjithçka të kalojë sa me shpejt dhe të rikthehet normaliteti në jetë. Më pas duam të rikthehet normaliteti edhe në futboll e të vijojmë të luajmë deri në fund, pasi jemi në vitin e 100-vjetorit dhe do të donim ta fitonim titullin në fushë, duke qenë se i kemi të gjitha mundësitë.

"Është e vërtetë që po kalonim një moment të mirë, por në kushtet që u krijuan ishte e pamundur të vazhdohej. Ne e kuptojmë mirë që shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë të bëjmë të njëjtën paraqitje edhe kur të rikthehet normaliteti e të vijojnë ndeshjet.

"Ne duam që të rikthehet normalitetit dhe të përfundojmë kampionatin rregullisht, me shpresën që të festojmë edhe titullin. Ky është një rast i paprecedentë dhe si i tillë, mund të pranojmë çdo lloj opsioni që do të zgjidhet, pasi do të jetë i njëjtë për të gjithë, jo vetëm për Tiranën”.

Të fundit