Flash News

KRYESORE

Ndalimi i kryetarit të FRESSH, policia fshinë videon

Ditën e djeshme, policia publikoi një video ku njoftonte ndalimin e shtetasit Pandi Cunge, 23 vjeç banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, së ditës së djeshme, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u kap duke kaluar semaforin me të kuqe, dhe tentoi t’i jepte policit rrugor 20 mijë lekë të vjetra për të shmangur gjobën.

Pas publikimit të këtij njoftimi, u mësua se shtetasi i arrestuar për korrupsion, Pandi Cunge është drejtor i Institutit te Shëndetit Publik, Kolonjë si dhe kryetar i FRESSH në Ersekë. Së bashku me të në makinë ishte edhe drejtori i Ujësjellësit të Ersekës, figurë e njohur e PS-së në këtë zonë, Igli Radomi.

Të dy drejtuesit e PS-së së Ersekës njihen gjithashtu si njerëz të besuar të deputetes Elisa Spiropali madje, siç pohojnë burime të besueshme, të emëruar në këto poste me miratimin e saj.

Por pasi lajmi u raportua thuajse në të gjitha portalet, video e ndalimit të tyre dhe momenti kur i ofrojnë policit 20 mijë lekë të për shmangur gjobën, nuk gjendet më as tek faqja në rrjetin social Facebook të Policisë së Shtetit dhe as në faqen e drejtorisë së policisë Tiranë.

Nuk dihet se për çfarë arsyesh ajo është hequr prej aty në kohën kur policia e ka me pasion të madh promovimin e aksioneve të saj pikërisht në këto faqe në rrjetin social.

Të fundit