Flash News

KRYESORE

Ndalohen 10 vetë brenda dy ditësh, Gjirokastra “porta” pritëse e klandestinëve

Ndalohen 10 vetë brenda dy ditësh, Gjirokastra “porta”

Prej vitesh Gjirokastra është porta e parë pritëse e klandestinëve që vijnë nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Të detyruar nga luftërat por edhe nga problemet e shumta që kanë në vendet e tyre, me dhjetra refugjatë zgjedhin kufirin tokësor dhe Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në Perëndim të Evropës.

Së fundi, shatë klandesintë me origjinë nga Algjeria u kapën nga Policia Kufitare e Gjirokastrës në vendin e quajtur ‘Mulliri’. Ata ishin të moshave të ndryshme, nga 16 vjeç deri në 46 vjeç. Ndërkohë në Gjirokastër te ‘Ura e Lumit’ u kapën gjithashtu 3 shtetas sirianë, një libian dhe një palestinez. Të gjithë këta shtetas kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia. Siç njofton policia, klandestinët u proceduan me urdhëra-largimi vullnetar, ndërsa një prej tyre u shoqërua në Babru të Tiranës te Qendra e Pritjes së Klandestinëve.

Të fundit