Flash News

KRYESORE

Ndalohet italiani, dyshohet si autor i vrasjes së Anxhela Meçanit

Policia italiane ka ndaluar një burrë nga provinca e Kuneos, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së 20 vjeçares shqiptare Anxhela Meçani. Mediat raportojnë se i ndaluari është një shtetas italian dhe operacioni i policisë është zhvilluar në zonën e Kuneos.

Autoritetet kanë rënë në gjurmët e italianit pasi kanë analizuar kamerat e sigurisë, ndërkohë që është sekuestruar edhe makina nga e cila u hodh apo hodhën Anxhelën.

Anxhela dyshohet se ishte prostitutë në Itali dhe konflikti që solli vdekjen e saj mund të ketë ardhur si pasojë e mospagesës.

“Ai nuk më pagoi, unë rashë”, raportohen të kenë qenë fjalët e fundit të 20 vjeçares.

Të fundit