Flash News

KRYESORE

Ndarja e çmimeve ‘Oscar’, Bleona Qereti tregon menynë e eventit

Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti,  ka marrë pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve “Oscar” ku është shfaqur me një fustan të gjatë të ‘Ellie Saab”, i cili i nxirrte në pah format fizike të këngëtares.

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj mjaft interesante nga eventi, siç ishte menyja e ushqimit që konsumuan të gjithë të ftuarit.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në ‘Instastory’ nga këngëtarja, duket menyja ku ka të përfshira gatimet si aperitivi me salcë, zhardhoku, supa me perimet e stinës etj.

Ndërkohë Bleona ishte e pranishme edhe në ‘after partyn’ e organizuar në event.

Të fundit