Flash News

KRYESORE

Ndarja e çmimeve Oscar, Lori Hoxha do të moderojë krahë Ledionit

Në datën 4 mars do të zhvillohet ndarja e çmimeve “Oscar”, event në të cilin marrin pjesë shumë nga yjet e ‘Hollywood’, ndërkohë në Shqipëri ky event transmetohet prej disa vitesh nga “Top Channel” nën moderimin e Ledion Liços.

 Por risia e këtij viti është trashëgimtarja e “Top Medias”, Lori Hoxha, e cila do të jetë bashkë me Ledionin gjatë këtij transmetimi maratonë.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë Lori nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ku ka shkruar se do të jetë edhe ajo e pranishme.

Me siguri e gjithë vëmendja do të fokusohet tek Lori dhe komentet e saj.

Të fundit