Flash News

KRYESORE

Ndarja e Justin me Aniston dhe dhimbja e aktores

Ndarja e Justin me Aniston dhe dhimbja e aktores

Ndarja e bujshme e aktores Jennifer Aniston me aktorin amerikan Justin Theroux  ka nxitur shumë reagime nga fansat dhe mediat. Por në një intervistë për “The New York”, aktori ka rrëfyer shumë për ndarjen nga aktorja Aniston.

“Lajmi i mirë është se u ndamë në mënyrën më të sjellshme, më paqësore. S’kishte armiqësi mes nesh. Asnjëri prej nesh nuk ka vdekur. Asnjëri prej nesh nuk ka ndërmend të hedhë helm për tjetrin. Mund të duket klishe, por ne e respektojmë mjaftueshëm njëri tjetrin dhe e gjithë kjo ishte shumë më pak e dhimbshme nga ç’menduam”, ka thënë ai.

Ish-bashkëshortët nuk kanë pasur fëmijë nga kjo marrëdhënie dhe fansat gjithnjë e komentojnë këtë, gjë që e mërzit shumë Jennifer Aniston. Aktorja përjeton shumë dhimbje shpirtërore kur flitet për këtë temë pasi prej vitesh përpiqet të sjell në jetë një fëmijë por nuk bën dot.

Të fundit