Flash News

KRYESORE

“Ndarja e Kosovës, e rrezikshme”; flet Paskal Milo: Thaçi të mos shkelë në dërrasë të kalbur

“Ndarja e Kosovës, e rrezikshme”; flet Paskal Milo:

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komenton deklarimin e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve si pjesë e një strategjie të menduar dhe testim të opinionit para se të nisë diskutimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Top Channel, Milo thotë se është dakord me Thaçin për Preshevën, por ngre pyetjen se cili është lëshimi që duhet të bejë Kosova duke e quajtur të rrezikshme dhënien e Mitrovicës.

“Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel. Është edhe momenti tjetër delikat se nesër, pas deklarimeve të mëparshme dhe pretendimeve serbe duhet që pala kosovare të mund të përcaktonte statusin e asociacionit serb në Kosovë”, u shpreh ai,

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë thotë se është dakord me Thaçin që pretendon një marrëveshje historike me Serbinë, por ai ka një paralajmërim.

“Nuk do të do jetë kaq e thjeshtë, prandaj mendoj se Thaçi nuk mund të shkelë në dërrasë të kalbur dhe nuk mund të bëjë propozime dhe deklarata të pamenduara. Mendoj se ato janë pjesë e një strategjie të përpunuar, por që ndodhet në fazën fillestare të testimit të opinionit publik, për të parë reagimet dhe për të korrigjuar qëndrimet e mundshme”, u shpreh Paskal Milo.

Të fundit