Ndarja nga jeta e nënës së Ramës, Ylli Manjani e tepron: Nexhmija prap

Ylli Manjani
Ylli Manjani

Nëna e Edi Ramës, Aneta Rama, ndërroi jetë ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, lajm të cilin e bëri me dije vet kryeministri.

Shumë politikanë e miq të kryeministrit kanë ngushëlluar familjen Rama, por ndërkohë ka pasur edhe nga ata që janë “tallur” me këtë fatkeqësi.

Komenti i lënë në facebook nga ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka ngjallur mjaft komente negative teksa ai ka shkruar “Nexhmija, prap”.

Përveç komentit, manjani ka vijuar më pas debatin me një komentues tjetër, në foton e postuar nga faqja e Partisë Socialiste.

“Është turp që një ish-figure politike të shprehet në ktë mënyrë” shkruan komentuesi.

Ndërkohë Manjani ja kthen: “Të thashë që në tjetër vend është turpi. Tani po të them edhe tallja. Po meqë se kupton, po të kujtoj se çdo ditë japin shpirt njerëz nëpër spitalet e lëna trokë nga i biri i nënës së vet.

Dhe atë turp, që ti e kërkon tek unë këtu në FB, kërkoja Atij që merr vendime për të fikur drita në dhjetëra familje. E nëse kjo tradita shqiptare, na ndaloka edhe ironinë, ti mbaj traditën se unë do mbaj ironinë.

Të uroj shëndet! Këto kohë kjo është më me rëndësi! Dhe mos shko në varrim, meqë të kërkon tradita, se nuk të bën hiç mirë për shëndetin,” shkuan Ylli Manjani.

Kujtojmë se, Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj, teksa ishte e sëmurë. Prej ditësh ajo ndodhej e shtruar në spital dhe një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin për të qëndruar në shtëpinë e saj.