Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani, i biri kërkon leje nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e të atit
Ditën e sotme u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani.
Djali i tij, Kostandin Xhuvani, i arrestuar për vrasje të shumëfishtë, ka kërkuar leje nga burgu ku po vuan dënimin, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.
Kostandin Xhuvani u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit pranë fakultetit Ekonomik, pasi kishte qëlluar me pistoletë Edison Jahon dhe Enea Xhajn, dy persona me të cilët kishte patur konflikt të çastit, si dhe mikun e tij Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola që ishte klient i lokalit “Ante Grand” ku ndodhi krimi.
Ai u arrestua pak metra larg lokalit të natës në rrugën e Elbasanit, në tentativë për t’u larguar. I kërkoi efektivit të policisë që ta falte, duke i thënë se ishte djali i deputetes Luiza Xhuvani. Arrestin po e vuan në burgun e Fushë-Krujës.