Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, Basha: Më ke lënë mbresa që në fëmijëri, të detyrohemi shumë!

Për ndarjen nga jeta të vallëtarit Rexhep Çeliku ditën e sotme, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Kryedemokrati shprehet se Çeliku që në fëmijëri i ka lënë mbresa pasi askush më mirë se ai nuk manifestonte shpirtin shqiptar.

“Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Celiku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë”, shprehet Basha.

Më tej ai shton se i ne si popull i detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit.

“ I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare”, shprehet kryedemokrati Basha në profilin e tij në ‘facebook’.

Të fundit