Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas, Kadilli: Ishte i pari që interpretoi në film jo si në teatër

Anëtari i Kryesisë dhe ish-deputeti i PD, Fatbardh Kadilli ka përcjellë jo vetëm një mesazh ngushëllimi, por ka vlerësuar rolin e aktorit të madh Rikard Ljarja, si i pari që interpretoi në film jo si në teatër, apo i pari që u shkëput nga patetika, nga e cila sipas tij vuan ende kinematografia shqiptare.

“Per Rikardin

Ai ishte aktori i pare modern i kinemase shqiptare. Ishte i pari qe interpretoi ne film jo si ne teater. Ishte i pari qe u shkeput nga patetika, nga kjo semundje qe ende vuan kinemaja jone. Filmat e tij me te mire mbarojne aty nga mesi i viteve 70.

Si regjisor vecoj “Radiostacioni”. Fatkeqesisht krijoi ne nje kohe kur arti kishte detyre te edukonte politikisht. Fatkeqesia eshte se edhe sot, shumica flasin per te me te njejtin pretendim per “edukim brezash”.

Si burre me ka ngjallur gjithnje respekt. I sigurt, i vertete. Ne paqe si me vetmine e tij, ashtu dhe me miqte.

Paste Drite!”, shkruan Kadilli.

Të fundit