Flash News

KRYESORE

Ndarjet dhe bashkimet e Zayn Malik dhe Gigi Hadid, këngëtari: Mbështetem shumë tek ajo

Ndarjet dhe bashkimet e Zayn Malik dhe Gigi Hadid, këngëtari:

Lidhja me ndarjet dhe bashkimet mes Zayn Malik dhe Gigi Hadid ka qenë shumë e diskutuar. Këngëtari Zayn Malik ka rrëfyer diçka rreth marrëdhënies dhe jetesës me të dashurën e tij Gigi Hadid.

Të dy patën një periudhë shkëputjeje gjatë këtij viti, por dashuria i bashkoi sërish. Tani jetojnë në shtëpinë 10 milionë dollarëshe në Soho të Nju Jorkut.

“Çdo gjë është shumë mirë. Ajo është shumë e organizuar, e rregullt dhe unë nuk jam. Kjo më ndihmon që ajo të kujdeset për mua dhe gjërat e mia. Unë mbështetem shumë tek Gigi”, tha Zayn.

Kujtojmë se çifti njoftoi ndarjen më 13 mars pas 2 vitesh lidhje. Gjatë gjithë kohës ata nuk hezitonin që të shfaqnin në mënyrë të vazhdueshme dashurinë për njëri-tjetrin, derisa u rikthyen.

Të fundit