Flash News

KRYESORE

Ndërhyrja e Donald Lu dhe Ëngjëll Agaçit, Basha thërret në mbledhje Dukën dhe Mediun

Ndërhyrja e Donald Lu dhe Ëngjëll Agaçit, Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreytarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreun e PAA, Agron Duka.

Burime për Politiko.al raportojnë se nuk dihet tema e dikutimit mes aleatëve por ky takim vjen menjëherë pas takimit të Mediut me ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçin dhe pas takimit të Dukës me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Ndërkohë është sot në orën 18:30 Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje urgjente për situatën politike në vend dhe çështjet brenda partisë dhe mësohet se deputetëve u është kërkuar që me çdo kusht të marrin pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Të fundit