Flash News

KRYESORE

Ndërhyrja e Rajolës nuk mjafton, klubi i Kategorisë së Tretë refuzon vëllain e Pogba

Ndërhyrja e Rajolës nuk mjafton, klubi i Kategorisë së

Klubi gjerman i Uerdingen, që luan në Kategorinë e Tretë ka refuzuar t’i ofrojë një kontratë sulmuesit Mathias Pogba, i cili është vëllai i mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, pavarësisht ndërhyrjes së menaxherit të njohur, Mino Rajola.

Arsyet janë bërë të ditura nga Stefan Kraemer, i cili në një prononcim për gazetën ‘Bild’ u shpreh se nuk mund ta pranonin Mathias, pasi ai ishte mbipeshe.

“Ai ishte këtu dhe ne e larguam pasi nuk ishte në gjendje të mirë fizike. Mathias ka një trup të mirë, i gjatë dhe është një sulmues tipik, por kishte disa kilogramë më shumë seç duhet”.

Mathias e ka filluar karrierën në Francë, ndërsa ka luajtur edhe në Angli, Itali dhe së fundmi më Spartën e Roterdamit në Holandë.

Pogba ka edhe një vëlla tjetër futbollist që quhet Florentin dhe është 27-vjeç. Qendër-mbrojtësi sezonin e kaluar u aktivizua në Turqi me ekipin e Genclerbirgirli ndërsa edhe ai tani është pa skuadër.

Të fundit