Flash News

KRYESORE

Ndërhyrjet e ashpra të austriakëve, Neymar: Ky nuk është futboll

Ndërhyrjet e ashpra të austriakëve, Neymar: Ky nuk

Mbrëmjen e djeshme Brazili arriti të triumfonte ndaj Austrisë në miqësoren e luajtur në Vjenë, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 3-0.

Një nga autorët e golave ishte edhe Neymar, i cili gjithashtu pati shumë ndërhyrje nga lojtarët kundërshtarë, por për fat të mirë nuk u dëmtua.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i brazilianit, i cili është shprehur pas ndeshjes se miqësorja ndaj Austrisë nuk ishte futboll.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll. Të paktën askush nuk është dëmtuar”, deklaroi 26-vjeçari.

Kujtojmë se Brazili do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Zvicrës të dielën e 17 qershorit, e më pas do luajë me Kosta Rikën dhe Serbinë.

Të fundit