Flash News

KRYESORE

Nderim i madh për Shqipërinë, UEFA mblidhet në Tiranë

Nderim i madh për Shqipërinë, UEFA mblidhet në Tiranë

Shqipëria do të pr mbledhjen e radhës të komitetit HatTrick të UEFA-s në Tiranë. Një nderim i madh ky për presidentin Armand Duka dhe vendin tonë.

HatTrick është komiteti më i madh i investimeve në UEFA dhe do të mbajë mbledhjen e radhës në kryeqytetin shqiptar në shtëpinë e re të FSHF. Ata i kanë dërguar letër Dukës.

Letra e Karl-Erik Nilson drejtuar Dukës

I dashur z. Duka,

Uroj që kjo letër t’ju gjejë mirë.

Paraprakisht më lejoni të shpreh në emër të Komitetit HatTrick të UEFA-s dhe timen personale mirënjohjen për dakordësinë nga ana juaj për të mikëpritur takimin e ardhshëm të Komitetit, Tetorin e këtij viti në Tiranë, në selinë tuaj të re, Shtëpinë e Futbollit.

Takime të këtij niveli ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar sfidat dhe arritjet e Federatave tona përmes mbështetjes së këtij programi të rëndësishëm të UEFA-s në fushën e investimeve dhe incentivimit.

Me shumë dëshirë pres të takohemi në Tiranë, të vizitoj selinë tuaj të re dhe të njihem nga afër me zhvillimet e futbollit shqiptar.

Sinqerisht Juaji,

UEFA

Karl-Erik Nilsson

Kryetar i Komitetit HatTrick

Të fundit