Flash News

NDËRKOMBËTARE

BE: Kemi siguruar deri në 1.8 miliardë vaksina Pfizer

BE: Kemi siguruar deri në 1.8 miliardë vaksina Pfizer

Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me BioNTech-Pfizer për të blerë deri në 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19, njoftoi këtë të shtunë presidentja Ursula von der Leyen.

Marrëveshja vjen ndërsa vendet e BE rritin programet e tyre të procesit të vaksinimit kundër koronavirusit, pas një fillimi të dobët me injeksionet.

"Të lumtur të njoftoj se Komisioni Evropian sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara," shkroi von der Leyen në Twitter. Krahu i ekzekutivit të BE njoftoi muajin e kaluar se negociatat mbi kontratën ishin duke u zhvilluar.

Çfarë ka tjetër në marrëveshje?

Marrëveshja lejon që shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera.

Kontrata e re gjithashtu siguron që të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE.

BE po kërkon të ndjekë marrëveshjen me "kontrata të tjera dhe teknologji të tjera vaksinash", tha von der Leyen.

Marrëveshja e përfunduar me sipërmarrjen e përbashkët farmaceutike gjermano-amerikane vlen deri në 35 miliardë euro (43 miliard dollarë), njoftoi Agjencia Gjermane e Shtypit./DW

Të fundit