Flash News

E-TJERA

Bllokohet rruga e Prekalit në Shkodër, reshjet e dendura pritet të rikthejnë përmbytjet në disa qarqe

Bllokohet rruga e Prekalit në Shkodër, reshjet e dendura pritet

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Reshjet që kanë nisur prej ditës së djeshme, pritet të intesifikohen gjatë orëve dhe ditëve në vijim. Kjo sjell rrezikun e rikthimit të përmbytjeve në disa zona problematike në vend.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave situata në veri të vendit pritet të jetë problematike, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Ndërkohë rruga e Prekalit në Shkodër është bllokuar, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u kërkoi bashkive marrjen e masave në rast të përkeqësimit të situatës. Në zonën e alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës.

Të fundit