Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja gjermane thirrje BE-së: Të mos e humbim besimin e Ballkanit Perëndimor, jepni sinjale pozitive

Eurodeputetja gjermane thirrje BE-së: Të mos e humbim besimin e

Eurodeputetja dhe njëherazi raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kërkoi nga Brukseli të marrë në konsideratë pritjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave.

Sipas REL, von Cramon u shpreh se BE duhet të japë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të vendimit për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat për në BE.

Eurodeputetja theksoi se kjo do të garantonte vendete e Ballkanit Perëndimor se nuk ka humbur besueshmëria dhe shpresa e unionit.

"Ne, parlamentarët evropianë themi gjithnjë se në rast se Moldavia dhe Ukraina marrin statusin e kandidatit, atëherë ne duhet t’i japim diçka edhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për t’i treguar atyre se ne jemi të besueshëm dhe se nuk ka humbur shpresa”, deklaroi von Cramon.

Deklarata e eurodeputetes vjen pasi Sllovenia i bëri thirrje BE-së të përshpejtoje anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, fill pasi unioni dha pëlqimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Të fundit