Flash News

NDËRKOMBËTARE

Greqia jep sinjale të forta për njohjen e Kosovës

Greqia jep sinjale të forta për njohjen e Kosovës

Greqia, një nga vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën, ka dhënë sot sinjale të forta.

Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Prishtinë , deklaroi se vendi i tij mund ta njohë së shpejti Pavarësinë e Kosovës, raportojnë mediat në Kosovë.

“Me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për vizitë zyrtare, Dendias i ka tha se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës se a do ta njohë Greqia Pavarësinë e Kosovës ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Klan Kosova.

Po ashtu, edhe gjatë takimit me homologen  Meliza Haradinaj-Stublla, tha se kjo vizitë është një sinjal i mirë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë po thellohen.

 

Të fundit