Flash News

NDËRKOMBËTARE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Në deklaratën më të fortë ende mbi këtë çështje - dhe një ndryshim të dukshëm të politikës së kishës - Papa Françesku shprehu mbështetjen për bashkimet civile të të njëjtit seks. “Ajo që duhet të krijojmë është një ligj i bashkimit civil. Në atë mënyrë ata janë të mbuluar ligjërisht”, tha Papa në një dokumentar që u shfaq dje, duke përsëritur pikëpamjen se homoseksualët janë fëmijë të Zotit.  

■ Një ditë para debatit të fundit presidencial mes presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij Joe Biden, ky i fundit kryeson me 9%. Në një sondazh të publikuar nga BBC, kandidati demokrat ka siguruar 51 % të votave, ndërsa Donald Trump 42 %.

 ■ Republika Çeke, e cila ka normat më të larta të transmetimit të koronavirusit në Europë, njoftoi planet për të mbyllur shumicën e dyqaneve dhe për të forcuar më tej kufizimet në lëvizje.

■ Gjatë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara, ka pasur 421,114 raste të reja, duke ilustruar që vala e vjeshtës e parashikuar prej kohësh e virusit është duke u zhvilluar.

■ Tre studime rigoroze të botuara këtë javë kanë hedhur dyshime mbi përdorimin e ilaçit tocilizumab si një trajtim për Covid-19, si dhe mbi hipotezën që qëndron në themel të përdorimit të tij.

■ Një mori titujsh provokues këtë javë përmbytën platformat e mediave sociale me një ide të fortë - por me të meta - që larja e gojës mund të “inaktivizonte” koronavirusin dhe të ndihmonte në frenimin e përhapjes së tij.

■ Një hetim për vrasjen e një mësuesi frëngjishteje të cilit iu pre koka jashtë shkollës periferike ku punonte zbuloi se dy adoleshentë ishin paguar rreth 350 dollarë për ta identifikuar atë. Vrasja e Paty-t ka nisur një valë zie kombëtare, homazhe për mësuesin dhe një goditje të gjerë qeveritare kundër individëve dhe grupeve myslimane.

■ Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit Trump është kapur në satirën e re "Borat" të Sacha Baron Cohen. Në një skenë të redaktuar, Giuliani shfaqet duke ndjekur një aktore e cila hiqej su gazetare në dhomën e gjumit, dhe në një moment duke u mbështetur në shtrat dhe duke vendosur duart në pantallona. Ai më vonë tha se ishte një përpjekje për të rregulluar veshjen.

■ Irani dhe Rusia kanë marrë të dhënat e regjistrit të votuesve amerikanë dhe Teherani i përdori ato për të dërguar emaile kërcënuese votusve, me qëllim ndikimin në zgjedhjet presidenciale, njoftuan zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare.

■ Prindërit e 545 fëmijëve migrantë që ishin ndarë prej tyre në kufirin e SHBA nuk janë gjetur ende, pavarësisht një fushate të gjerë në të gjithë Amerikën Qendrore, sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura këtë javë në një çështje që sfidon politikën e administratës Trump.

Të fundit