Flash News

NDËRKOMBËTARE

Qyteti i Vitit 2020…ashtu si virusi, vjen nga Kina

Qyteti i Vitit 2020…ashtu si virusi, vjen nga Kina

Shanghai është emëruar Smart City i vitit 2020 në samitin Smart City Live.

‘Plani inteligjent’ i qytetit të Shangait, i cili ka filluar nga 2016-2020, u përqendrua në zhvillimin e një sërë aktivitetesh dhe burimesh, duke përfshirë ndërtimin e një infrastrukture dixhitale "intensive", shërbimet e qeverisjes elektronike, një Brain City dhe integrimin e teknologjisë dhe industrisë së informacionit.

I quajtur Smart Shanghai - Qytet inteligjent i orientuar nga njerëzit, plani parashikonte vendosjen e infrastrukturës dixhitale të nevojshme për t'u bërë qyteti i parë "dy gigabit", duke arritur një mbulim të plotë 5G në zonën e qendrës së qytetit dhe gjithashtu duke kryer një mbulim të fibrave gigabit prej 99 përqind në qytetit. Nisma e qeverisjes elektronike ka provuar të jetë një mjet i dobishëm për qytetarët e saj dhe regjistroi më shumë se 14.56 milion përdorues brenda një popullsie totale prej mbi 24 milion.

Të fundit