Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Speciale/ Tony Blair këshillon Vuçiç, që dikur e bombardoi; e shoqja, Cherie, avokate kundër të vetmit TV të pavarur në Serbi
John Sweeney*/ BylineTimes Përkthimi: Politiko.al
Tony Blair paguhet për të këshilluar regjimin serb të Presidentit Aleksandar Vučić përmes të ashtuquajturës kryeministre 'kukull', ndërsa Cherie Blair e përfaqëson në një çështje të madhe ligjore kundër pronarit të kanalit të fundit televiziv të pavarur në vend-pavarësisht shqetësimit ndërkombëtar në rritje se vendi po rrëshqet drejt një shteti mafioz.
Aleanca e Shtëpisë Bler me regjimin serb - e quajtur nga disa ‘Projekti Blairvitch’ - bëhet edhe më e veçantë duke pasur parasysh historinë.
Qeveria Laburiste e Tony Blair-it bombardoi Beogradin në 1999 pasi Vučić - atëherë Ministri i Informacionit i Slobodan Millosheviç-it - e përdori zyrën e tij për të krijuar propagandë helmuese kundër kundërshtarëve, kryesisht myslimanë, të Serbisë në Kosovë. Pas luftës, Vuçiç redaktoi një libër të kriminelit të luftës Vojislav Sešelj të quajtur Engleski Pederski Isprdak Tony Blair - serbisht për Pordha Homoseksuale angleze Tony Blair.
Tani Presidenti dhe Shtëpia Bler po luajnë ‘familje të lumtura’ - një kthesë e habitshme e ngjarjeve që, ndoshta, mund të shpjegohet vetëm nga pagesat e majme të Qeverisë së Serbisë.
Në vitin 2016, Blair njoftoi se Instituti Tony Blair për Ndryshimin Global do të tërhiqej nga sigurimi i të ardhurave nga këshillimi i fuqive të huaja për t’a përqendruar 80% të kohës në "punë jo-fitimprurëse". Por, Bler shtoi: "Unë do të mbaj një numër të vogël të konsulencave personale për të ardhurat e mia."
Instituti Tony Blair konfirmoi për Byline Times se "puna që bëjmë me Kryeministrin [e Serbisë] - e cila është në përputhje me punën e organizatave të tjera ndërkombëtare – ka të bëjë me programin e reformave në vend dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. Ky është fokusi i vetëm i ekipit atje."
Kryeministrja e Serbisë është Ana Brnabić, gruaja e parë dhe personi i parë homoseksual që mban këtë post. Por, figurat e opozitës thonë se ajo është një kukull, dhe është Vuçiç që i merr vendimet. I sfiduar për këtë, Vuçiç ka thënë: “Ajo i merr vetë vendimet. Ajo po bën punën e saj dhe dëshiron të bashkëpunojë me mua dhe me të gjithë në Qeveri. "
Instituti Tony Blair tha gjithashtu se ai "punon me qeveritë në të gjithë botën, përfshirë Serbinë, ku stafi ynë mbështet zbatimin strategjik të reformave të modernizimit në të gjithë vendin".
Por, ka shumë pak dëshmi për reformat e modernizimit në Beograd. Nën Presidentin Vuçiç dhe Partinë e tij Progresive Serbe (SNS), liria e medias është goditur nga një lojë delikate e favorizimit të medias mbështetëse dhe ngushtimi i tregut për platforma të pavarura, kombinuar me njerëz pranë qeverisë që kërcënojnë zërat kritikë me presion dhe dhunë.
Drogë dhe korrupsion
Një histori ilustruese, që sugjeron lidhje të ngushta mes turmës dhe Qeverisë në Beograd, erdhi në vitin 2019 kur policia shkatërroi Jovanjica-n, ferma më e madhe e marijuanës në vend, duke sekuestruar katër ton drogë.
Doli se Zv/kryeministri i Vuçiç, gjithashtu Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç ishte "një vizitor i shpeshtë në Jovanjica", dhe nuk qe i gatshëm për të dalë dhe "mburrur me kapjen e madhe të drogës". Stefanovic ishte filmuar më parë duke vizituar pjesën e kulturave organike të fermës, në dukje i pavetëdijshëm për plantacionin masiv të drogës. Një gjyq në proces po merr dëshmi se si oficerë të lartë të policisë dhe zyrtarë të sigurisë ishin të afërt me pronarin e fermës.
Vetëm një kanal televiziv kabllor ka guxuar të hetojë lidhjet e errëta mes mafies së Serbisë dhe regjimit të Vuçiç: N1. Gazetarja që raportoi mbi skandalin e fermës së marijuanës, Jelena Zoric, gjeti një kërcënim me vdekje në pragun e shtëpisë: "Kjo do të zgjasë derisa ti të tërhiqesh. Eshtë e pashmangshme.”
Një skandal i dytë janë predhat e mortajave të prodhuara në Serbi nga fabrika e armëve shtetërore të Krusik-ut, që përfunduan në duart e Shtetit Islamik në Jemen.
Në Shtator 2019, gazetarja investigative Dilyana Gaytandzhieva zbuloi se si një pjesë e një ngarkese prej 8 milion dollarësh prej 100,000 predha mortajash, të prodhuara nga Krušik dhe të shitura te kontraktori federal amerikan Alliant Techsystems, u filmuan nga ISIS në Jemen si pjesë e stokut të armëve.
Një histori e dytë dëshmon se si kompanitë private blenë municion nga Krusik me çmime të volitshme, duke emëruar Branko Stefanoviç, babanë e Ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanovic, si ndërmjetës. Tre ditë pasi u shfaq ky lajm, policia, fshehurazi, lëvizi, jo kundër tregtarëve të armëve, por kundër sinjalizuesit, Aleksandr Obradovic. Ai u akuzua për zbulimin e sekreteve të biznesit dhe u vendos në arrest shtëpie. N1 raportoi për skandalin dhe, pas protestave antiqeveritare, Obradoviç u lirua.
Ministri i Brendshëm Stefanoviç mohon çdo përfshirje. Nuk ka asnjë shenjë që Tony dhe Cherie Blair po veprojnë për një regjim që me dijeni prodhon armë për Shtetin Islamik.
N1, kanali kabllor i lajmeve, partner me CNN, është gjendur në fokusin e goditjes së Vuçiç ndaj medias së pavarur. Reporterët pa Kufij (RWB) e ka përshkruar N1 si "i vetmi televizion i madh i pavarur në Serbi" dhe shumë nga reporterët e tij janë shënjestruar si "tradhtarë" dhe "mercenarë të huaj", duke marrë qindra kërcënime për dhunë fizike përmes mediave sociale. N1 mori një kërcënim në grup në vitin 2019: gazetarët dhe familjet e tyre do të vriteshin dhe studio do të hidhej në erë. Një raport i RWB 2020 thotë: "Serbia është bërë një vend ku shpesh është e rrezikshme të jesh gazetar dhe ku lajmet e rreme po fitojnë shikueshmëri dhe popullaritet me një ritëm alarmues."
N1 është në pronësi të United Group, me seli në Holandë, por drejtohet nga një biznesmen serb, Dragan Šolak. United ka frikë se platformat e saj më të gjera televizive dhe të internetit janë në shënjestër të regjimit të Vuçiç-it dhe e ka çuar Qeverinë Serbe në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit. Për Beogradin si avokat kryesor është Cherie Blair, në emër të kompanisë së saj, Omnia Strategy.
Njësia me reputacion e Tony Blair, Instituti Tony Blair për Ndryshimin Global, punoi për strategjinë mediatike të Qeverisë Serbe në 2015. Producenti Ekzekutiv i N1, Igor Bozic, më tha: “Kishte dy britanikë që punonin për Blair dhe që kishin zyra brenda selisë së Qeverisë në Beograd”.
Mandelson ‘shet’ Blair-in
Consigliere-i kohëgjatë i Tony Blair, Lord Peter Mandelson, gjithashtu është përfolur se po punon për Beogradin.
Kur ia thashë këtë në whatsapp, ai u përgjigj drejtpërdrejt, duke mos kërkuar që shkëmbimi i tekstit të ishte off record: "Unë kurrë nuk kam qenë në Serbi, kurrë nuk kam folur me Qeverinë Serbe, nuk më është kërkuar asgjë nga askush në Serbi. Pra, jeni dezinformuar. Unë e di se ku iu shkon mendja, por nuk jam unë. "
Unë u përgjigja: "Peter, për kë mund të mendoj?" Ai u përgjigj: "A nuk është e qartë?".
Në vitin 2014, Vuçiç, kryeministër i atëhershëm, i tha një grupi gazetarësh britanikë se Mandelson është "një nga burrat më të ndritur që kam takuar ndonjëherë". Daily Mail citoi Vučić të ketë thënë: “Mandelson është motivuesi më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Disa njerëz do të thonë se kalon edhe ‘në anën e errët’, por ai ka një personalitet shumë të fortë, të pakonkurrueshëm, nuk mund ta frikësosh, ai ka shumë ndikim, ai mund të ketë një ndikim të vërtetë. "
Propagandisti serb dhe cari me reputacion i menaxhimit britanik ishin takuar diku në vitin 2012 - të njëjtin vit kur Vuçiç u bë zëvendëskryeministër. Ka mundësi që Mandelson e takoi para se të merrte detyrën: nëse po, pretendimi i tij se kurrë nuk kishte folur me Qeverinë Serbe mund të mos jetë plotësisht i sinqertë.
Vuçiç tha në vitin 2014 se Mandelson nuk kishte qenë në gjendje të punonte për Qeverinë Serbe në atë kohë sepse ishte shumë i zënë, por se kishte ndërmend ta thërriste përsëri për të rinovuar ofertën e punës me pagesë. I pyetur në 2014 nëse do të konsideronte Tony Blair, Daily Mail raportoi se Vučić tha: "Jo, ai është shumë i shtrenjtë." Jo më.
Kur ia tregova Mandelson -it artikullin e Mail -it, sipas të cilit Vuçiç e kishte takuar Mandelsonin, ai u përgjigj: “Unë kurrë nuk kam qenë në Beograd. Asnjëherë nuk më është ofruar punë. Unë kurrë nuk e kam parë këtë artikull më parë (nuk jam lexues i Daily Mail). E vërteta po ju sheh në fytyrë, por unë nuk do të bëj aritmetikën e fakteve për ju, më vjen keq. "
Ndihmuar nga miku i tij i vjetër Mandelson, unë kontaktova me Institutin Tony Blair nga më konfirmuan se ish -kryeministri po punonte për Beogradin.
Gazetaria nën sulm
Leçe Lecic është një gazetar i pavarur serb, karikaturat e të cilit në sajtin komik, Milan Dog, shigjetojnë me sarkazëm të fuqishmit.
Sipas Leçiç: “Regjimi i Vuçiç-it është një motor korrupsioni, i mbrojtur nga një makinë propagandistike e vajosur mirë. Liria po tkurret, njerëzit kanë frikë t’i konfrontojnë. Ne jemi duke u gatuar ngadalë në tigan dhe uji po vlon. N1 është i shkëlqyeshëm. Ata janë gazetarët që bëjnë pyetje të vështira."
Një raport nga Parlamenti i BE -së, i botuar në mars, nxjerr në pah një "përkeqësim të lirisë së medias dhe rritjen e gjuhës abuzive, frikësimin dhe madje edhe gjuhën e urrejtjes ndaj anëtarëve të opozitës parlamentare, intelektualëve të pavarur, OJQ -ve, gazetarëve dhe individëve të shquar", dhe i bën thirrje qeverisë serbe që marrë "masa të menjëhershme" për të siguruar lirinë e medias.
SNS është akuzuar gjerësisht për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, erozionin e rendit ligjor dhe shmangie drejt autoritarizmit.
Raporti vjetor i Kombeve në Tranzit të Freedom House për 2020 deklaroi se Serbia nuk ishte më një demokraci, por një regjim hibrid në "zonën gri" midis "demokracive dhe autokracive të pastra". Raporti citoi "vitet e akumuluara të kapjes së shtetit, abuzimit të pushtetit dhe përdorimit të taktikave të njerëzve të fortë" nga Presidenti Vuçiç. Raporti vazhdon: "Megjithëse Qeveria aktuale e udhëhequr nga SNS erdhi në pushtet në vitin 2012 duke premtuar për të luftuar korrupsionin e përhapur të Serbisë, problemi duket se është përkeqësuar, jo përmirësuar në vitet që pasuan."
Instituti V-DEM i Universitetit të Gothenburg e ka quajtur Serbinë një "autokraci elektorale ... kryesisht për shkak të censurës së medias, përpjekjes së Qeverisë për të ndikuar në punën e medias", por gjithashtu "një hapësirë të reduktuar për punën e shoqërive civile dhe institucioneve akademike" si dhe "shqetësimi mbi cilësinë e sistemit zgjedhor".
Transmetuesit kombëtarë në pronësi private dhe tabloidet e njohura marrin pjesë rregullisht në fushatat e shpifjeve kundër opozitës politike dhe kundërshtarëve të tjerë të perceptuar të Qeverisë. Niveli i kontrollit politik mbi mediat ka çuar në një situatë të raportimit të varfër në fakte dhe njëanshmëri mbi aktorët kryesorë të politikës së jashtme. Mbulimi i Rusisë është dukshëm pozitiv në krahasim me atë të BE dhe SHBA. Kreu i delegacionit të BE -së në Serbi vuri në dukje kohët e fundit se "liria e medias është një nga temat kryesore në procesin e pranimit dhe unë vazhdimisht do mbroj përmirësimin në atë fushë".
Vitin e kaluar, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) dokumentoi 119 incidente presioni ose dhune kundër gazetarëve. Në Dhjetor 2018, reporteri investigativ Milan Jovanović, i cili raportoi gjerësisht për korrupsionin, ishte viktimë e një sulmi me zjarrvënie. Një zyrtar i SNS u dënua më vonë me më shumë se katër vjet burg për sulmin.
Në Shtator 2019, Aleksandar Obradović, një sinjalizues që zbuloi dokumente që pasqyronin korrupsionin në një kompani shtetërore, u arrestua me akuzën e spiunazhit dhe u dërgua në burg duke shkaktuar protesta masive që përfundimisht çuan në lirimin e tij. Në prill 2020, një gazetare e Nova.rs, Ana Lalić, u arrestua dhe u akuzua pasi raportoi dhe publikoi në mënyrë objektive një raport mbi kushtet e këqija të punës në një spital lokal gjatë pandemisë COVID-19, bazuar te pretendimi se një raport i tillë mund të nxisë panik.
Tani, ndërsa gazetarët e pavarur në N1 dhe pronarët e tij janë nën sulm në rritje, kritikët do të argumentonin se Tony dhe Cherie Blair janë sikletshëm shumë afër një Qeverie së cilës i puqen bërrylat me krimin e organizuar. Ndërsa marshojnë nën daullet e një regjimi gjithnjë e më autoritar dhe, të vetëdijshëm për historinë e përgjakshme të Serbisë, shumë në Beograd mendojnë se kjo nuk është gjë e mirë.
*John Sweeney është anëtar i bordit këshillues të The Balkan Media Freedom Initiative
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38