Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ndërkombëtarët, Kryemadhi: Presim zgjidhje përfundimtare, jo për t'i çuar me pushime në gusht
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se opozita është në negociata me ndërkombëtarët. Në emisionin "Tempora" në RTV Ora, ajo deklaroi se negociatat nuk janë për të zgjidhur krizën e momentit, por për ti dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar.
“Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. Ja kam thënë dhe Basha e di shumë mirë këtë gjë, jo vetëm Basha por shumë të tjerë. Nuk kam asnjë kontraditë (me Bashën), jemi të rakorduar. Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Sot opozita është në udhëheqje të opinionit kombëtar dhe shqiptar. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për veten e tyre dhe nëse shqiptarët nuk shikojnë që kjo opozitë që ka marrë përsipër ti udhëheqë nuk është e qartë.
Negociatat tona me ndërkombëtarët nuk janë për të zgjidhur krizën e momentit që edhe politikanët dhe ndërkombëtarët të shkojnë me pushime në gusht, nuk ka rëndësi se kush është në anën tjetër.Negociohet për për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që e ka çuar vendin në vijën e fundit”, deklaroi Kryemadhi.
https://www.youtube.com/watch?v=yrlq8aZmyik