Ndërkombëtarët pas ‘Bindjes’? Patozi e mohon

Pavarësisht zërave se krijimi i partisë Bindja Demokratike ishte iniciativë e nxitur nga ndërkombëtarët, Astrit Patozi e ka mohuar një këtë. Në emisionin ‘Opinion’, ai theksoi se forca e re politike është një produkt bio shqiptarë dhe se ka dy vite që punon për krijimin e saj.

“Nuk ka asnjë lidhje, ne nuk kemi njerëz që janë pjesë e listave. Ne kemi një derë të hapur për cdo kënd dhe për deputetët që janë pjesë listës. Bindja Demokratike është një produkt bio shqiptar. Është një ide që është hedhur gati dy vjet, po ngjizej dita ditës për të ardhur këtu. Kemi kontaktet tona me faktorë ndërkombëtarë. Ne kemi marrë një lloj mbështetje nga fakti që ata ishin të prirur që të ketë zgjedhje në Shqipëri. Dhe ne jemi në këtë linjë”, nënvizoi Patozi.