Flash News

KRYESORE

Ndërkombëtarët të shqetësuar për koalicionet, gjermanët: A ka një skenar për dakordësi mes PD-PS

Ndërkombëtarët të shqetësuar për koalicionet,

Debati për koalicionet parazgjedhore midis mazhorancës dhe opozitës duket se ka shqetësuar partnerët ndërkombëtarë dhe anëtarë të OSBE. Prezenca e OSBE në Shqipëri zhvilloi dy ditë më parë takimin e parë me shtet anëtare të OSBE për t’i informuar në lidhje me çështjen e Reformës Zgjedhore.

Sipas gazetës “Panorama” përfaqësues të shtetit gjerman kanë pyetur përfaqësuesit e OSBE-së, nëse ka një skenar dakordësie mes PS e PD për koalicionet.

Ndërkohë përgjigja që i ka kthyer OSBE ka qenë se mazhoranca kërkoi heqjen e koalicioneve për shkak  të  hapjes së listave dhe se tani mund të garojnë me  një logo partie dhe listë të përbashkët.

Një tjetër shqetësim i shprehur nga ndërkombëtarët është edhe koha e limituar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme. Ata duan të dinë se nëse ka ndonjë kufizim kushtetues se deri në sa kohë para zgjedhjeve mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor.

Kësaj pyetjeje prezenca e OSBE i është përgjigjur se edhe Kodi Zgjedhor i miratuar më 23 korrik nuk reflektonte të gjitha rekomandimet e ODHIR-it, por  theksohet se vijon puna për t’i adresuar.

Të fundit