Flash News

KRYESORE

Ndërlikimet shëndetësore të gërhitjes, kur duhet t’i drejtoheni mjekut

Ndërlikimet shëndetësore të gërhitjes, kur duhet

Përveçse pengon gjumin, gërhitja mund të bëhet shqetësuese edhe për shëndetin, pasi në rastin kur shkaktohet nga apnea obstruktive e gjumit, ju mund të rrezikoheni nga ndërlikime të tjera si, përgjumje, frustim i shpeshtë ose zemërim, vështirësi në përqendrim, rrezik më të lartë nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës.

Për t’i shmangur këto probleme shëndetësore, duhet të paraqiteni te mjeku në mënyrë që të mnos rrezikoni shëndetin.

Paraqituni tek mjeku nëse keni këto simptoma:

Zhurmë gjatë fjetjes

Gjendje të përgjumur gjatë ditës

Vështirësi në përqendrim

Dhimbje koke në mëngjes

Dhimbje të fytit

Gjumë jo të qetë

Gulçime ose marrje fryme gjatë natës

Në varësi të ashpërsisë së gërhitjes suaj dhe simptomave të tjera, mjeku mund t’ju kërkojë të bëni një studim të gjumit, që shpesh kryhet në shtëpi, por, në varësi të problemeve të tjera mjekësore, mund t’ju duhet të qëndroni edhe në një qendër të specializuar në studimin e gjumit për t’u monitoruar nga specialistët.

 

Të fundit