Flash News

KRYESORE

Ndërpitet seanca në Kuvend, Ruçi përjashton deputetin Adriatik Alimadhi

Ndërpitet seanca në Kuvend, Ruçi përjashton deputetin

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës Adriatik Alimadhi.

Pas debateve, Ruçi e paralajmëroi fillimisht Alimadhin për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ndalonte së foluri por debati ka vijuar.

“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, deklaroi Ruçi.

Alimadhi nuk ka pranuar të dalë jashtë duke mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohë që Ruçi e paralajmëroi se nëse nuk del do të përjashtohet për 10 ditë.

Ruçi vijoi duke i thënë Alimadhit: O trim, largohu nga foltorja o trim, se është shekulli i mendjes, jo i forcës.

Nga ana tjetër dëgjoheshin thirrjet e deputetit Alimadhit "komunist, pa shpirt, pa ndjenja. Komunist i thekur.”

Teksa deputetoi vazhdoi ta mbante ende të bllokuar foltoren e Kuvendit, Ruçi e ndërpreu seancën dhe do të rifillojë në orën 12:45.

 

Të fundit