Flash News

KRYESORE

Ndërprerja e numërimit në disa KZAZ, reagon me urgjencë KQZ: E papranueshme

Ndërprerja e numërimit në disa KZAZ, reagon me urgjencë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas ndërprerjes së numërimit të votave në disa KZAZ.

Kreu i KQZ, Klement Zguri, u shpreh se KQZ do të kontaktojë me urgjencë me KZAZ-të që kanë ndërprerë punën, me qëllim rinisjen e procesit të numërimit.

Sipas tij, vonesat në numërim përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor, ndërsa paralajmëroi se do mbahet shënim çdo veprim i komisionerëve që cenon procesin e votimit. 

“Është e papranueshme që të pengohet numërimi 10 orë. E mirëkuptojmë lodhjen, por edhe ligji ka disa kërkesa,” tha Zguri.

 

 

Të fundit