Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ndërpret pushimet dhe njofton konferencë urgjente për shtyp. Gjashtë ‘hallet’ e Edi Ramës
Edi Rama, përmes zyrës së tij të shtypit lajmëron një konferencë për shtyp ditën e nesërme në sallën e hartave. Në njoftimin e kryeministrisë, në orën 11.00, shefi i qeverisë ka lajmëruar bashkëbisedim me gazetarët. Madje, në njoftim kërkohet akreditimi i gazetarëve, çka nënkupton se ky takim i Ramës me gazetarët nuk është edhe fort i zakonshëm.
Me poshte jane disa nga ceshtjet e 'nxehta' qe pritet te komentoje kryeministri:
- Teatri Kombëtar – Kauza e artistëve po gjen mbështetje jo vetëm mes komunitetit të tyre, por edhe te qytetarët dhe te faktori ndërkombëtar.
- Qeveria tranzitore – Kryeu i PD, Lulzim Basha në turin e tij në rrethe është zotuar se nuk do të tërhiqet deri në largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimit të një qeverie tranzitore. Rama nuk ka bërë asnjë koment për këtë çeshtje që pas 30 qershorit.
- Shkarkimi i Ilir Metës – Pavarësisht ngritjes së Komisionit Hetimor, eksponente të lartë të mazhorancës nuk kanë folur si më parë per shkarkimin e Metës. Aq më tepër, që në media është shkruar edhe për një takim të Edi Ramës me Ilir Metën gjatë javës së kaluar në Gjirin e Lalzit.
- 30 qershori dhe KQZ – Zyrtarisht PS ka fituar 60 bashki në vend në mungesë të opozitës. Një 'barrë e rëndë' për një mazhorancë në mes të mandatit të dytë.
- 13 tetori i opozitës – Kryeministri pritet të japë edhe një qëndrim për datën e re të zgjedhjeve vendore të caktuara nga presidenti. Opozita nuk tërhiqët; deputeti Romeo Gurakuqi njoftoi se në bazë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet.
- Hapja e negociatave – Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga vendimi i Këshillit të Ministrave të KE=së, gjasat që të hapen negociatat janë të vogla. Komisioneri Johanes Hahn ne vizitën e fundit në Maqedoninë e Veriut e la jashtë agjendës së diskutimeve Shqipërinë.