Flash News

KRYESORE

Ndërpreu fondet për OBSH, ministri i Jashtëm gjerman kundër vendimit të Trump

Ndërpreu fondet për OBSH, ministri i Jashtëm gjerman kundër

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka dalë kundër vendimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili i kërkoi administratës së tij të ndërpresë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në një reagim në twitter, Maas shkruan se në një situatë pandemie duhet më shumë bashkëpunim dhe se virusi nuk njeh kufij.

“Ne duhet të bashkëpunojmë më fort kundër Covid 19. Është një nga investimet më të mira për forcimin e KB, dhe OBSH e nënfinancuar, për shembull në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave”, shkruan ministri gjerman.

https://politiko.al/gjermania-regjistron-numrin-me-te-larte-te-viktimave-ne-nje-dite-te-vetme/

Të fundit