Flash News

KRYESORE

Ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës, OSHEE tregon zonat që do preken

Ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës, OSHEE tregon

Paraditen e sotme disa zona në Tiranë do të mbeten për rreth dy orë pa energji elektrike.

OSHEE ka njoftuar se cilat janë zonat që do të preken, për shkak se do të ndërhyhet në disa kabina.

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale e OSHEE Tiranë, vijon procesin e mirëmbajtjes së kabinave, sipas grafikut dhe planit të investimeve, për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike.

Gjatë ditës së sotme, 14 gusht, do të ndërhyhet në disa kabina, ku do të stakohet energjia elektrike si masë sigurie në këto zona dhe orare, si me poshtë:

Kabinat “Zef Jubani 2” dhe “Tirana e Re 2”

Ora 10:00-12:00

Zona: pjesërisht rrugët “Zef Jubani”, “Margarita Tutulani”, “Gjin Kuqali” dhe “Sulejman Delvina”, pranë Stadiumit “Selman Stermasi”

Kabina “Hoxholli”

Ora 10:00-12:00

Zona: pjesërisht rrugët “Dalip Zavalani” dhe “Petro Nini Luarasi”

Kabina “Veri”

Ora 11:00-13:00

Zona Shëngjergj pjesërisht

Kabinat K1 dhe K2

Ora 09:00-14:00

Zona pa energji: Kamëz pjesërisht

Të fundit