Flash News

KRYESORE

“Ndërpritet” koncerti, publiku në Spanjë këndon shqip, përlotet Ermonela Jaho

“Ndërpritet” koncerti, publiku në Spanjë këndon

Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho është suprizuar nga publiku i Madridit gjatë interpretimit në teatrin Real.

Gjatë koncertit të saj, trupa e artistëve ndaluan përformacën dhe njëzëri me publikun kanë kënduar këngën e  43 vjetorit të lindjes së sopranos së mirënjohur shqiptare.

Nën emocionet e një surprize të tillë në një nga skenat më të mëdha në Madrid, teatri këndoi shqip ndërsa Ermonela nuk mundi të përmbajë emocionet dhe lotët. 

Disa orë më pas, në rrjetet sociale Sopranoja shqiptare shkruan: “Çdo qenie humane e ndjen kur e duan…. Ju falenderoj nga thellesia a zemres sime Madrid”.

Ermonela që di ta çojë publikun deri në lot me performancat e saj, këtë herë ishte publiku që drithëroi “Madam Butterfly” .

Të fundit