Flash News

KRYESORE

Ndërpritet parlamenti, Rama dhe Ruçi largohen nga Kuvendi

Ndërpritet parlamenti, Rama dhe Ruçi largohen nga Kuvendi

Seanca parlamentare, e nisur që në orën 10:00 të paradites së sotme është ndërprerë për afro 30 minuta pas kërkesës së bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Spaho kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak të një mbledhjeje të grupit parlamentar të PD-së dhe LSI-së.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi janë larguar nga Kuvendi për të marrë pjesë në pritjen e lamtumirës të organizuar nga ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin me rastin e largimit nga Shqipëria. Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ajo e LSI-së, Monika Kryemadhi vijojnë të jenë në Kuvend.

Të fundit