Flash News

KRYESORE

Ndërpritet seanca, deputetët e PD, homazhe në memorialin e Azem Hajdarit

Ndërpritet seanca, deputetët e PD, homazhe në memorialin e Azem

Pas ndërprerjes së seancës plenare nga kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të rifilluar gjysmë orë më vonë, deputetet e Partisë Demokratike janë zhvendosur disa metra më tutje ku përkujtuan sot ish-liderin Azem Hajdari.  Demokratët, me në krye liderin hisotrik të PD-së, Sali Berisha, i cili la i pari sallën e Kuvendit dhe më pas kryetarin e PD-së, Lulezim Basha e gjithe deputetët e tjerë, i janë drejtuar memorialit të Hajdarit, ku do të vendosin dhe tufa me lule në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ndaj kontributit të figurës së tij. Fjalen e rastin, pas himnit kombëtar, e mbajti z. Basha. “Jemi mbledhur për të kujtuar e nderuar soit tribunin e demokracisë Azem Hajdari. Kujtojmë luftën pa kompormis për liri dhe demokraci të tij. Mirënjoghje dhe krenaria për të na bashkon e do na bashkojë përherë. Vij këtu vendosmërisht për të mos e tradhtuar kurrë kujtim e Azem Hajdarit. Vij këtu për t’u zotuar se kurrë më nuk do pranojmë një diktaturë të re të drogës e krimit, pushteit personal.”

Sot shënon 19 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i cili u vra më 12 shtator të 98-ës.

Të fundit