Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë 8-vjeçari në Krumë, nuk dihen shkaqet e ngjarjes

Ndërron jetë 8-vjeçari në Krumë, nuk dihen shkaqet e

Një 8-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Krumës, në Kukës. Mësohet se, i mituri është dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkakun e vdekjes së 8-vjeçarit. Dëshmitarë të rastit shprehen se fëmija mund të jetë përplasur me gjoks me shtyllën portës së fushës së futbollit, ndërsa dëshmitarë të tjerë tregojnë se i mituri mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrore pasi nuk ka pasur shenja goditjeje. Ndërkaq, pritet të bëhet autopsia në Kukës nga mjekësia ligjore.

Të fundit