Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktori amerikan, fitues i çmimit ‘Oscar’

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori i njohur amerikan, Martin Landau. Landau e nisi karrierën e tij në vitin 1950 dhe arriti që të kthehet shumë shpejt në një prej yjeve të “Hollywood’.

Ai ka luajtur në qindra filma, por më të suksesshmit kanë qenë ‘Mission: Impossible’; ‘Space: 1999’; ‘Tucker: The Man and His Dream’; ‘Crimes and Misdemeanors’ dhe ‘Ed Wood’.

Martin Landau është fitues i 28 çmimeve prestigjoze dhe 23 nominimeve, nga të cilat një herë fitues dhe dy herë kandidat për çmimin ‘Oscar’, tre herë fitues i ‘Golden Globes’, një herë fitues i ‘Saturn Award’, dy herë fitues i ‘Chicago Film Critics’ dhe shtatë herë kandidat për çmimet ‘Emmy’ dhe ‘BAFTA’.

Të fundit