Ndërron jetë aktori meksikan pasi u infektua me COVID-19

Aktori i njohur i telenovelave meksikane Raymundo Capetillo, ka ndërruar jetë pasi është infektuar me koronavirus.

Raymundo Capetillo u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me COVID-19. Mbesa e tij ka treguar përmes rrjeteve sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar derisa ai humbi jetën në moshën 76-vjeçare, pas komplikimeve nga Covid-19.

Raymundo Capetillo ka luajtur në shumë telenovela të njohira, disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, “Zemër e egër” etj.