Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë aktori Milto Profi, homazhet mbahen nesër

Ndërron jetë aktori Milto Profi, homazhet mbahen nesër

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktori i teatrit të Durrësit Milto Profi.

Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”  do të zhvillohen ditën e nesërme në orë 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.

Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980. Ai është i njohur veçanërisht për rolet e tij me karakter komik. Profi bën pjesë në plejadën e artistëve që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

Të fundit