Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë astronauti i NASA-s, fluturoi 2 herë drejt Hënës

Ka ndërruar jetë John Young, astronauti i NASA njeriu që fluturoi dy herë drejt Hënës dhe komandoi misionin e parë me një anije hapësinore.

Shefi i agjencisë së hapësirës, Robert Lightfoot, ndau lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 87 vjeçare të Young, i cili qe i vetmi që drejtoi misionet Gemini, Apollo dhe programe të shatellave kozmike.

I lindur në 1930-tën në San Francisko, ai arriti të diplomohej në degën e inxhinierisë aeronautike në Institutin Teknologjik të Georgias e më pas shërbeu në marinën amerikane si pilot testimesh. NASA e përzgjodhi për astronaut në 1962-shin. Tre vjet më vonë, e dërgoi në misioni Gemini3.

 

Të fundit