Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë babai i kryeministrit të Kosovës

Ndërron jetë babai i kryeministrit të Kosovës

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë babai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ka qenë vet Haradinaj ai që ka dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Hilmi Haradinaj ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

“Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor, ora 14:00, në Gllogjan.

Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!”, njofton Haradinaj.

Të fundit