Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë drejtori i klubit të Real Madridit

Ndërron jetë drejtori i klubit të Real Madridit

Drejtori i klubit të Real Madridit, Luis Heras Aguado, ka ndërruar jetë. Aguado ishte një prej drejtorëve të bordit që nga viti 2000 në klubin mbretëror.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e konsideroi Aguadon si “mikun e tij më të mirë”. “Ai ishte anëtar i Real Madridit për 62 vjet dhe ai është shembull i përkushtimit dhe besnikërisë në klub”, shprehet ai, raportojnë mediat. 

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për Real madridin dhe të gjithë që janë të lidhur me klubin. Unë kam humbur shokun tim më të mirë”, shkruan në një komunikatë në emër të presidentit Perez.

Të fundit