Flash News

KRYESORE

Ndërron jetë gazetari sportiv Vlashi Pambuku

Është ndarë sot nga jeta ish-gazetari sportiv Vlashi Pambuku. Lajmi bëhet i ditur nga profili zyrtar i klubit të futbollit “Tomori Berat” në facebook.

Vlashi Pambuku është një nga gazetarët sportiv më të vjetër në vend. Ai ka nisur karrierën e tij që në vitin 1949.

Përveç gazetarisë, Pambuku vlerësohej maksimalisht në botën e sportit edhe për arkivin e fotove që ai posedonte, me një volum prej më shumë se 10 mijë fotografish nga evenimente të ndryshme sportive. Ndër të tjera ai njihet edhe si botues i një sërë librash për sportin dhe koleksionist.

Të fundit